Me rastin e 10-vjetorit nga programi “Forume në bashkësi”, i cili në Maqedoni filloi të zbatohet në vitin 2006 sot në Shkup do të mbahet konferencë përfundimtare, e cila financohet nga Afjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC), në partneritet strategjik me Bashkësinë e njësive të vetadministrimit lokal (BNJVL).
Në Konferencë parashikohet fjalim të mbajnë ministrja e Vetadministrimit Lokal, Shiret Elezi, ambasadorja e Zvicrës Sibil Zuter Tehada, si dhe kryetari i BNJVL-së, Koce Trajanovski.
Programi “Forume në bashkësi” është model për përfshirjen e qytetarëve në marrjen e vendimeve nga vetadministimi lokal dhe ka për qëllim ta përkrah procesin e decentralizimit në Republikën e Maqedonisë. Qytetarët, në këtë mënyrë, kanë mundësi ta përmirësojnë jetën e përditshme me ide të tyre, ndërsa administrata të zhvillojë menaxhim lokal përmes pjesëmarrjes, përgjegjësisë dhe besimit.
Programi, prej vitit 2006 e deri sot, u zbatua në 59 komuna në të cilat janë mbajtur 111 procese të forumit dhe janë zbatuar 106 projekte të konfirmuara si prioritete nga qytetarët që i ka financuar SDC me bashkëfinancim nga komunat. Pothuaj 60 komuna i kanë ndryshuar statutet e tyre, duke përfshirë forumin si formë të marrjes së vendimeve së bashku me qytetarët.