Shoqata maqedonase për mbrojtje gjatë punës dhe Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot organizojnë konferencë kombëtare për “Funksionimin e dialogut bilateral për siguri dhe shëndet gjatë punës në kompanitë”.
Konferenca është në kuadër të projektit “Përforcim i partneritetit të shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore në krijimin dhe përparimin e të drejtës për mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm punues – E drejtë themelore e njeriut”.
“Qëllimi i konferencës nacionale është që të ngrihet vetëdija për përfitimet nga marrëveshja bilaterale në kompanitë dhe për rolin dhe profilin e përfaqësuesit të të punësuarve për siguri dhe shëndet gjatë punës. Të hapet diskutim për mendimet dhe qëndrimet e të gjitha palëve të cenueshme, si partnerët social, sektori civil dhe institucionet shtetërore përmes aktiviteteve të tyre do të angazhohen për përparimin e dialogut dypalësh për siguri dhe shëndet gjatë punës”, kumtuan organizatorët.