Pluralizmi politik në raportimin medial është kyç për demokracinë, porositën pjesëmarrësit në konferencën e sotme “Llojllojshmëria e pikëpamjeve politike në lajmet televizive – dominim i interesit publik ose partiako-politik”, në organizim në Institutit për studime komunikuese, pranë Shkollës së lartë për gazetari dhe për marrëdhënie me opinionin. Konferenca është pjesë e projektit MODEM të Institutit, i përkrahur nga ambasada e Holandës dhe Britanisë së Madhe në Maqedoni.
“Qytetarë mirë të informuar janë bazë solide për shoqëri demokratike, e kjo mund tëa rrihet vetëm nëse pluralizmi i partive politike dhe mendimet e ndryshme pasqyrohen në mbulimin medial”, tha ambasadori holandez në Maqedoni, Vauter Plomp. Ai theksoi se Maqedonia nuk është vendi i vetëm që ballafaqohet me kohëra të vështira në aspekt të politikës dhe mediave, e si dukuri posaçërisht të rrezikshme e vlerësoi fjalën e urrejtjes.
Siç informoi drejtori i Agjencisë për shërbime mediale audio dhe audivizuale, Zoran Trajçevski, mbikëqyrësit e raportimit medial të këtij trupi rregullator kanë treguar se më së shpeshti është shkelur parimi për paraqitje objektive dhe të paanshme të ngjarjeve me trajtim të barabartë të pikëpamjeve dhe mendimeve të ndryshme, me çka do t’i mundësohej publikut informim objektiv.
Marina Tuneva nga Këshilli për etikë në media, megjithatë apelon të tejkalohet rezistenca për pjesëmarrje në vetrregullativën e mediave dhe të mos nënçmohet fuqia e sanksioneve morale në media, si dhe të merret pjesë në procesin e ndërmjetësimit që e incicon Këshilli për etikë dhe të pranohen vendimet e Komisionit për ankesa të këtij trupi. “Vetëm ashtu do të mund ta shmangim gazetarinë propaganduese, misionare dhe tabloide, e cila nuk i shërben interesit të opinionit, por të kauzave dhe qëllimeve të caktuara”, tha Tuneva.