Në kuadër të projektit “Përmes marrëveshjeve sociale deri te qëndrueshmëria” sot dhe nesër në Shkup do të mbahet Konferencë nacionale për prezantim të modelit tëp marrëveshjeve sociale në Republikën e Maqedonisë. Në konferencë është paralajmëruar fjalim i minsitrit të Pujnës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi.
Qëllimi është të definohen prioritetet lidhur me përmirësimin e kornizës juridike, pëprmirësimin e qasjes drejt instrumenteve efektive të cilat do ta mbështesin delegimin e autorizimeve publike të shtetit përmes marrëveshjeve sociale të organizatave qytetare. Pjesëmarrësit e konferencës do të kenë mundësi për këmbim të përvojave dhe praktikave më të mira me përfaqësues nnga Maqedonia dhe nga vendet e BE-së me modele tashmë të zhvilluara të marrëveshjeve sociale.
Konferenca dyditore përfshin pjesëmarrje të përfaqësuesve nga BE-ja, përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Entit të veprimtarive sociale, anëtarëve të Këshillit shumëpalësh të projektit, përfaqësues të organizatave qytetare, institucioneve qeveritare, Qytetit të Shkupit dhe komunave, donatorëve ndërkombëtar, mediumkeve dhe të tjerë. Konferenca organizohet në kuadër të projektit “Përmes marrëveshjeve sociale deri tek qëndrueshmëria”, që është financuar nga Bashkimi Evropian dhe implementuar nga SOSO Fshati i fëmijëve Maqedoni.