Lirimi nga participimi në mbrojtjen primare dhe sekondare, shoqërimi falas i një anëtari të fëmijëve të vegjël në kushte spitalore, mjekim në banjë dhe klimaterik, rritje e listës së ilaçeve si dhe pajisjeve ndihmëse janë ndryshimet e nevojshme dhe plotësimet në Ligjin për mbrojte shëndetësore, sidomos në përmirësimin e kushteve të personave me invaliditet.
Kjo është theksuar sot në konferencën me temë “Mbrojtje shëndetësore dhe sigurim shëndetësor të personave me invaliditet në Republikën e Maqedonisë” në organizim të Trupit koordinues nacional për të drejta të barabarta të personave me invaliditet në Maqedoni.
Personat me invaliditet tërësisht e kanë të drejtën që të jenë qytetarë, porositi ministri i Punës dhe Politikës Sociale Ibrahim Ibrahimi dhe shtoi se ata e kanë të drejtën që të jenë të mbrojtur dhe të kursyer nga diskriminimi, si dhe në mënyrë të barabartë t’i gëzojnë të drejtat e tyre njerëzore.
“Të gjithë anëtarët e një shoqërie janë të aftë që të japin kontribut të dobishëm. Për këtë obligim i shtetit, e sidomos detyrimi ynë i përbashkët njerëzor është që të bëjmë gjithçka për tejkalimin e diskriminimit dhe sigurimit të kushteve për personat me invaliditet. Ata persona duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë me qytetarët e tjerë, me çka tërësisht do ta shlyejmë margjinalizimin që çon drejt joproduktivitetit në kuptimin ekonomik, social, kulturor, sportiv dhe kuptohet kuptimit tjetër shoqëror. Në të kundërtën shteti ynë dhe ne si qytetarë të saj do të mbetet më të varfër për vepra të mëdha shoqërore të dobishme, të cilat personat me invaliditet mund t’i bëjnë”, theksoi Ibrahimi.
Përkujtoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e rriti shtesën e veçantë për prindërit e pasiguruar material të fëmijëve me pengesa në zhvillim për 25 për qind. Informoi edhe për pjesëmarrjen e Ministrisë në aksionin “Vizitë shtëpiake” në të cilat aktivitete janë vizituar rreth 104.000 persona, prej të cilëve 13.592 persona janë shfrytëzues të të drejtës të kompensimit në të holla dhe përkujdesje nga person tjetër, të drejtë për ndihmë në para të vazhdueshme, të drejtë të mobilitetit, verbëri dhe shtesë për shurdhëri, te të cilët për shkak të pemgesës mentale dhe psikike qasja në mbrojtjen shëndetësore primare është e vështirësuar.
“Me qëllim të suksesshëm të realizimit të këtij projekti, njëherit edhe sigurim të mbrojtjes më të mirë shëndetësore dhe zbulimin e hershëm të sëmundjeve të caktuara, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë e shqyrton mundësinë, në kuadër të aksionit të “Vizitës shtëpiake” të përfshihen jo vetëm personat e moshuar, por edhe personat të moshës mbi 26 vjet, shfrytëzues të të drejtës së kompensiit në të holla dhe përkujdesje nga person tjetër, ndihmë të vazhdueshme në të holla, të drejtë të mobilitetit, verbëri dhe shtesë për shurdhëri”, shton Ibrahimi.
Branimir Jovanovski, kryetar i Trupit koordinues nacional për të drejta të barabarta të personave me invaliditet në Maqedoni, tha se lidhur me mbrojtjen shëndetësore të personave me invaliditet nevojitet ende shumë të punohet në pjesën e lirimit nga participimi në shëndetësinë sekondare dhe primare, rritje të listës së barnave të cilat ndihmojnë në trajtimin e tyre, kurim falas në banjë…
Kjo temë është shumë e rëndësishme për të gjithë personat me invaliditet sepse ballafaqohen me probleme të caktuara, tha Vasilka Domovska menaxhuese e programit në Qendrën republikane për mbështetje të personave me pengesa intelektuale dhe theksoi se problem më i shpeshtë i personave të hendikapuar është disponueshmëria e pajisjeve ortopedike, por është edhe i rëndësishëm ndryshimi në mbrojtjen shëndetësore të atyre personave ajo e theksoi edhe zbulimin e hershëm të fëmijëve të lindur me faktorin e rrezikshëm.