Komunikacioni nëpër rrugët e Maqedonisë po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Intensiteti në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane të qytetit është i matur.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë për anën e Maqedonisë.
LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në gryka malore është e mundur dukuria e shembjeve, posaçërisht në drejtimet rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.