Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në disa vende nëpër rrugë të lagështa. LAMM rekomandon drejtim të kujdesshëm, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur.
Në gryka është e mundur paraqitje më e shpeshtë e shembjeve të dheut, posaçërisht në akset rrugore Koçani – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është i matur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.