Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet rrjedhshëm në kushte dimërore nëpër rrugë të lagështa vende-vende me mbetje të dëborës në rrugë pas intervenimit të ekipeve të NP “Rrugët e Maqedonisë”. Borë e dobët bie në vendkalimin malor Bukovë, ndërsa dukshmëri të zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 100-120 metra ka në vendkalimin malor Pletvar. Ndalesa për komunikacion për automjetet e rënda transportuese në drejtimin rrugor Mavrovë – Dibër është hequr në orën 10:00.
Në grykat malore është e mundur paraqitje e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan-Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë-Bukovë. NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon në vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë. Ekipet kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë” janë në terren dhe i mirëmbajnë të gjithë akset rrugore të kalueshme.