Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në disa vende nëpër rrugë të lagështa. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit. Në gryka, siç kumtoi, është e mundur paraqitje më e shpeshtë e shembjeve të dheut, posaçërisht në akset rrugore Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.