Komuna Qendër herët në mëngjes, në ora 3:30 ka rrënuar ndërtimin e egër mes rrugëve “Samoilova” dhe “Nikolla Karev”. Me asistencë të MPB, firma e zgjedhur në tender ka ekzekutuar vendimin të sjellë nga ana e inspektorit të autorizuar ndërtimor të komunës për mënjanimin e ndërtimit të egër. As në mëngjes në vendin e ndërtimit të egër nuk u paraqit investitori i objektit, i cili ende është i panjohur. Paraprakisht, kur objekti ishte në fazën e hapjes së themeleve, inspektori i autorizuar ka sjellë vendim për kthimin në gjendje të mëhershme. Në atë kohë vendimin nuk e ka pranuar askush, ndërsa investitori i panjohur pa leje ka vazhduar të ndërtojë. Se ndërtimi është pa leje, kanë konstatuar së bashku inspektori i Komunës Qendër së bashku me inspektorin ndërtimor të Inspektoratit shtetëror për ndërtimtari dhe urbanizëm. Disa herë tek objekti është lënë ftesë që investitori të paraqitet në Komunën Qendër, por ftesës nuk i është përgjigjur askush. Ndërtimi i egër është mbyllur disa herë me qëllim që të veprohet në bazë të vendimit për mënjanimin e ndërtimit. Kryetari i Komunës Qendër ka nënshkruar dokumentet dhe kërkesën deri tek MPB që të mund të fillojë procesi i ekzekutimit të vendimit. Pas marrjes së pëlqimit nga ana e MPB, sot herët në mëngjes nisën punimet për rrënimin e objektit. Komuna Qendër me kujdes do të përcjellë gjendjen në terren dhe nuk do të lejojë ndërtime të egra në territorin e komunës.