Me 9 vota për, 8 kundër Lumturie Iljazi është zgjedhur për u. d kryetare e Komunës së Bogovinës. Iljazi është zgjedhur me mbështetjen nga këshilltarët e BDI-së dhe PDSH-së, ndërsa këshilltarët e LR-PDSH ishin kundër. Kundër kandidat ishte Hasan Sejfullai nga LR-PDSH. Me këtë përfundimisht është zgjedhur problemi në këtë komunë, ku thuajse tre muaj 500 të punësuar në administratë dhe arsim nuk kanë marrë rroga.