Bordi qendror i LSDM-së, mbrëmë i kompletoi organet e partisë, që nuk zgjidhen në Kongres. Njëzëri, Bordi qendror i LSDM-së i ka mbështetur propozimet e kumtuara nga kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev për anëtarët e Bordit drejtues të LSDM-së, për sekretar të përgjithshëm, si dhe për nënkryetarë të LSDM-së.
Në funksion të përforcimit të partisë, është rritur numri i nënkryetarëve të LSDM-së. Për nënkryetarë të LSDM-së janë përzgjedhur Oliver Spasovski, sekretar i deritanishëm i përgjithshëm i LSDM-së, Muhamed Zeqiri, anëtar i deritanishëm i BQ-së së LSDM-së, Petre Shilegov, zëdhënës i partisë, Bllagoj Boçvarski, anëtar i deritanishëm i OE-së dhe mbesin nënkryetarët Damjan Mançevski dhe Frosina Remenski. Për sekretar të ri të përgjithshëm të LSDM-së është zgjedhur nënkryetari i deritanishëm i partisë, Aleksandar Kiracovski.
Për anëtarë të Bordi të ri ekzekutiv të LSDM-së, Bordi qendror i ka zgjedhur Stefan Bogoev, Renata Deskoska, Dragan Tevdovski, Petar Atanasov, Spase Gligorov, Esra Salihi, Nina Velkova, Hari Lokvenec, Dijana Qurçiska, Tanja Kovaçev, Adnan Xhaferovski, Maja Milenkovq dhe Keti Vasilevska. Në përbërjen prej 16 anëtarëve të Bordit Ekzekutiv, jo vetëm që respektohen dispozitat statutare për përfaqësim të të rinjve dhe gra, por ka numër më të madh se parashikimi, gjegjësisht 6 të rinj dhe 7 gra. Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në fjalimin para anëtarëve të Bordit qendror theksoi se para LSDM-së si parti qeveritare ka një përgjegjësi më të madhe me më shumë përkushtim dhe më shumë të vendosur për të punuar në interes të qytetarëve dhe të interesave shtetërore.
“Të gjithë së bashku edhe në vend edhe jashtë tij, dëshmuam se LSDM-ja është shtylla e shtetit dhe e shtetësisë. Të vazhdojmë të punojmë me përgjegjësi për interesat e qytetarëve dhe të shtetit”, porositi Zaev, në seancën e mbrëmshme të Bordit qendror të LSDM-së.