Shkup, 5 maj – Gjithsej 18,16 miliardë euro kanë qarkulluar kompanitë në Maqedoni, që paraqet rritje prej 4,72 për qind në krahasim me vitin 2015 kur qarkullimi ishte 17,34 miliardë euro. Sipas raportit vjetor të Drejtorisë për të ardhura publike për vitin e kaluar, pjesa më e madhe e qarkullimit është realizuar tek gjysma e kompanive apo gjithsej 36.452 firma, ndërsa qarkullimi më i madh është realizuar në veprimtarinë e tregtisë me pakicë, respektivisht dyqane jo të specializuara, kryesisht për ushqim, pije dhe duhan, shkruan gazeta KOHA. Eksportuesit më të mëdhenj janë nga veprimtaria e prodhimit të pjesëve të tjera dhe pajisje shtesë për automjete motorike dhe transport. Gjithashtu importuesit më të mëdhenj janë nga veprimtaria e tregtisë me shumicë të prodhimeve të ngurta, të lëngshme dhe të gazit dhe prodhime të ngjajshme, tregtia me shumicë jo e specializuar dhe tregtia me shumicë me prodhime farmaceutike. Statistika tregon se sipas strukturës, qarkullimi me mallra dhe shërbime të cilët tatohen me normën e përgjithshme të taksave prej 18 për qind rritet për 3,80 për qind ngjajshëm si qarkullimi i cili tatohet me normë tatimore preferenciale prej 5 për qind i cili rritet 3,40 për qind, rritje ka dhe eksporti prej 6,78 për qind, ndërsa qarkullimi i cili është i liruar nga TVSH pa të drejtë për ndërprerje rritet për 9,45 për qind. Sipas të dhënave nga fletëparaqitjet e TVSH të përpunuara, qarkullimi i tatueshëm tregon se gjithsej 36.452 tatimpagues kanë shprehur qarkullim të përgjithshëm të tatueshëm prej 12,55 miliardë euro, prej të cilëve 5.441 taksapagues bëjnë pjesë në në dhjetë të parat të aktiviteteve të radhitura me qarkullim të përgjithshëm dhe 14,93 për qind nga numri i përgjithshëm i tatimpaguesve. Qarkullim më i madh i vetëm është kryer nga veprimtaria e tregtisë me pakicë në dyqane jo të specializuara kryesisht me ushqim, pije dhe duhan dhe tregtia me pakicë me lëndë djegëse dhe lubrifikanteve në dyqane të specializuara. Të dhënat tregojnë se 8.836 tatimpagues në fletëparaqitjet e TVSH kanë eksport të shprehur në shumë prej 4,85 miliardë euro, prej të cilëve 2.315 tatimpagus (26,20 për qind) bëjnë pjesë në dhjetë të parat në veprimtaritë me eksport të shprehur prej 2,8 miliardë euro që paraqet 58,16 për qind nga eksporti i përgjithshëm. Eksportuesit më të mëdhenj bëjnë pjesë në veprimtarinë e prodhimit të pjesëve të tjera dhe pajisje shtesë për automjete motorike dhe transportin e mallrave. Nga ana tjetër 8.512 tatimpaguesit në fletëparaqitjet e TVSH kanë shumë të theksuar prej 4.3 miliardë euro. Nga ata 986 tatimpagues (11,58 për qind) bëjnë pjesë në dhjetë veprimtaritë e para me import prej 1,57 miliardë euro që paraqet 35,90 për qind nga importi i përgjithshëm. Importuesit më të mëdhenj bëjnë pjesë në veprimtaritë e tregtisë me shumicë të prodhimeve të forta, të lëngshme dhe të gazit dhe prodhime të ngjajshme, tregtia me shumicë, jo e specializuar dhe tregtia me shumicë me prodhime farmaceutike. (koha.mk)