Jo shteti, por kompanitë dhe klientët e tyre t’i definojnë çmimet e shërbimeve, kërkon Grupacioni për siguri dhe mbrojtje gjatë punës. Grupacioni sot në konferencë për shtyp në Odën Ekonomike njoftoi se janë të domosdoshme ndryshime të Regullores ekzistuese, pasi me të, siç thuhet, të gjitha firmat nga veprimtaria janë vendosur në shportë të njëjtë, e kjo i shkel tregun e lirë dhe konkurrencën lojale. Me rregulloren nuk përshkruhen as harxhimet e rrugës për kompanitë të cilat marrin para për shërbimet, ato nuk kanë mundësi për zhvillim, për blerje të instrumenteve të reja dhe për riedukim të të punësuarve.
“Nuk mundet shteti t’i diktojë çmimet, as ato duhet të jenë fikse dhe teksative të përmendura siç është në Rregullore. Jemi përcaktuar për treg të lirë, e nëse dëshirojmë ekonomi kontraltuese, atëherë shteti le ta finsnon veprimtarinë”, tha kryetari i Grupacionit, Sasho Stojmanovski. Në Maqedoni në këtë moment rreth 45 kompani merren me siguri dhe mbrojtje gjatë punës. Ligji me të cilin rregullohet veprimtaria është miratuar në vitin 2007 dhe prej atëherë ka pësuar disa ndryshime, pas çka, në vitin 2014 u miratua edhe Rregullorja.