Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi se me shqetësim të jashtëzakonshëm e ndjekin zhvillim e situatës në Maqedoni dhe njëherit bën thirrje në paqe dhe përmbajtje. “Dhuna e orientuar drejt institucioneve demokratike dhe përfaqësueseve të zgjedhur të popullit është e papranueshme”, theksohet në kumtesën e nënshkruar nga zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të KB-së Stefan Dizharik. Në kumtesën e publikuar në internet faqen e Organizatës Botërore, u bëhet thirrje të gjitha forcave politike, përmes mjeteve demokratike, t’i zgjedhin mospajtimet e ndërsjella, në pajtim me Kushtetutën, me qëllim që pa prolongim të tejkalohet bllokimi politik.