Mbrëmë rreth orës 4:00 tani për tani autorë të panjohur kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm në kafenenë “Barkod” të locuar në rrugën “JNA” në Tetovë pasi e kanë thyer xhamin dhe kanë hedhur brenda shishe qelqi me lëndë djegëse, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski.
Sipas të dhënave të tij nga hedhja e koktejit molotov ka shpërthyer zjarr që ka djegur dy tavolina druri, dymbëdhjetë karrige, ndërsa është dëmtuar edhe banaku dhe dyshemeja, si dhe pjesa e pajisjes muzikore. Nuk ka të lënduar në objekt që është në pronësi të R.M. (40) nga Tetova.