Koha kur Hitleri dhe Tito ishin fqinj! Sekreti i ruajtur për vite të tëra

Si u bë Hitleri përbindësh? A ka ndodhur diçka në fëmijërinë e tij të hershme që e ka shkatërruar atë në mënyrë të pakthyeshme, ose disa njerëz thjeshtë lindin me të keqen?! Këto fakte mund të ju japin përgjigje në disa prej këtyre pyetjeve. Sot nuk ka nevojë për shumë shpjegime se kush ishte Adolf Hitler. Për shkak të luftës që e kishte nisur, gjashtë milionë hebrenj u vranë gjatë Holokaustit dhe 70 milion njerëz vdiqën në konfliktin më të përgjakshëm që bota kishte parë ndonjëherë. Megjithatë, çfarë nuk dini rreth Hitlerit? Këtu janë disa fakte të çuditshme në lidhje me njeriun më famëkeq në historinë e njerëzimit, transmeton InfoPress.

– Hitleri është dashur të quhet Adolf Siklgruber. Babai i tij ndryshoi mbiemrin e tij në vitin 1877.

– Hitleri udhëhoqi fushatën e parë anti-duhan në historinë moderne.

– Hitleri kishte portretin e Henry Ford, industrialistit të famshëm amerikan dhe themelues i “Ford Motor Company”, i cili qëndronte mbi tavolinën e tij. Ai shumë herë kishte thënë se biznesmenin e famshëm e kishte frymëzim të madh.

– Ndërsa ishte në burg, Hitleri i shkroi kompanisë Mercedes duke u kërkuar atyre t’i japin kredi për blerjen e makinave.

– Dikur ishte një mjek hebre nga Austria i cili, për shkak të gjendjes së keqe financiare të familjes së Hitlerit, nuk u merrte para për mjekim. Pasi, vite më vonë, filluan persekutimet ndaj hebrenjve, Hitleri kishte mbrojtur këtë njeri duke e quajtur “çifut fisnik”.

– Hitleri në vitin 1939 ishte nominuar për Çmimin Nobel të Paqes.

– Në vitin 1938, ai u emërua Personaliteti i Vitit sipas revistës “Time”.

– Aleksandri i Madh, Napoleoni, Musolini dhe Hitleri vuanin nga Ailurophobia, frika nga macet.

– Hitleri kishte planifikuar të mbledhë mijëra objekte personale të hebrenjve të vrarë në kampet e përqëndrimit në mënyrë që pas luftës të themelojë muzeun e “Specieve të zhdukura”. Në anën tjetër, diktatori nuk ka vizituar asnjë kampin e përqendrimit.

– Në vitin 1913, Hitleri, Stalini, Tito, Trocki, dhe Frojdi në një periudhë jetuan disa kilometra larg nga njëri-tjetri në Vjenë. Disa prej tyre rrinin edhe në të njëjtat kafene. Trocki dhe Stalini fshiheshin aty, ndërsa Frojdi ishte tashmë i njohur në publik. I riu Josip Broz ka punuar në një fabrikë makine në Wiener Neustadt, dhe në afërsi të tij jetonte edhe Adolf Hitleri, i cili në atë kohë ëndërronte të regjistrohej në Akademinë e Arteve të Bukura në Vjenë.