Këshilli Kombëtar për Barazi Gjinore (KKBGJ) sot dërgoi apel deri te mandatari Zoran Zaev gjatë formimit të qeverisë ta respektojë Ligjin për mundësi të barabarta me të cilën, siç thekson këshilli, femrat duhet të jenë të përfaqësuara në të gjithë nivelet dhe pozitat me të të paktën 30 për qind.
“Presim se do ta respektoni obligimin ligjor gjatë zgjedhjes së ministrave. Komiteti kombëtar për barazi gjinore i cili më shumë se 20 vite punon në barazinë gjinore kërkon respektim të Ligjit për mundësi të barabarta me të cilën garantohen kuotat nga 30 deri 40 për qind përfaqësim të barabartë të femrave në pozicionet vendimmarrëse”, thekson KKBGJ në kërkesën deri te mandatari Zaev. Këshilli kombëtar thekson se shpreson për respektim të plotë të Ligjit për mundësi të barabarta dhe realizim të barazisë gjinore si vend demokratik.