Qeni njihet si një nga kafshët më besnike të njeriut. Jo më kot kjo kafshë e dashur e ka fituar këtë status. Një ngjarje e ndodhur në Ukrainë tregon fuqinë e dashurisë që qentë kanë edhe për njëri-tjetrin.
Ndërsa njëri ishte i dëmtuar dhe mbeti në shinat e trenit, shoqëruesi nuk e braktisi për dy ditë. Të dy qentë u shpëtuan nga një kalimtar që filmoi edhe momentet prekëse.
https://www.youtube.com/watch?v=tSgmjAdurts