Kjo është vetura më e shitur në Britani gjatë 2017-ës

Mbretëria e Bashkuar është një komb i pasionuar pas veturave, edhe pse duke e pasiguria politike dhe ekonomike e kombinuar me zërat kundër naftës dhe sistemit të taksave rrugore, ka shkaktuar një rënie të lehtë të shitjeve të veturave të reja, krahasuar me vitin 2016, raporton autoexpress. Gjithashtu ka pasur luhatje në listën e 10 veturave më të shitura, e që përfituesi më i madh duke të jetë Nissan Qashqai. Në total janë shitur 1.158.356 vetura të reja në Britani vetëm gjatë 2017-ës, shitjet janë 0.6 për qind më të ulëta se sa që ishin para 12 muajve, transmeton koha.net. Nga muaji në muaj, shitjet janë shumë më të vogla, në maj të 2016-ës ishin regjistruar vetura të reja, 203.585 ndërsa në maj të 2017-ës 186,265 vetura, që është 8.5 për qind më e ulët. Veturat me naftë gjithashtu kanë pasur rënie të madhe të shitjeve, ndërsa ato me benzinë dhe karburante alternative janë bërë më të njohura. Nuk është befasi që vetura më e shitur e vitit 2016, Ford Fiesta ka vazhduar dominimin si vetura më e shitur. Ford Fiesta vetëm gjatë 2017-ës janë regjistruar 50 mijë, që është afër 20 mijë më shumë se sa modeli i dytë më i shitur në Britani, Ford Focus. 10 veturat më të shitura gjatë 2017-ës në Britaninë e madhe:

  1. Ford Fiesta – 50,779
  2. Ford Focus – 31,762
  3. Nissan Qashqai – 28,471
  4. Volkswagen Golf – 27,895
  5. Vauxhall Corsa – 27,821
  6. Vauxhall Astra – 25,431
  7. Mercedes C-Class – 23,284
  8. Volkswagen Polo – 22,500
  9. Mercedes A-Class – 19,222
  10. MINI hatchback – 18,952