Ajo është vetëm 28-vjeçe por dyshohet të jetë një prej femrave më të rrezikshme në botë, e akuzuar si autorja e vrasjes së vëllait të diktatorit Kim Jong Un. Doan Thi Huong u arrestua në Malajzi pas vrasjes së Kim Jong-nam në aeroportin ndërkombëtar të Kuala Lumpurit. Në profilet e saj në rrjetet sociale fotografitë janë tepër joshëse dhe nuk të lënë aspak të mendosh se mund të kemi të bëjmë me një vrasëse me pagesë. Gjithmonë e më shumë shtohen dyshimet se vrasja ka qenë e porositur nga lideri komunist. Në fotot e hedhura në FB, 28-vjeçarja mban të njëjtën bluzë me mbishkrimin “LOL” si ajo që mbante kur kreu krimin.