Kina është duke ndërtuar kopjen e anijes së famshme Titanik në një vend me më shumë se 1 mijë kilometra larg detit. Anija do të jetë e gjatë 269 metra dhe e gjerë 28 metra dhe do të përmbajë të gjitha veçoritë që kishte Titaniku, përfshirë sallën kryesore, teatrin, pishinën dhe dhomat, raporton agjencia e lajmeve Xinhua. Kostoja e këtij projekti do të jetë 145 milionë dollarë. Replika e anijes së fundosur është duke u ndërtuar si pjesë e zhvillimit të turizmit. Ndërtimi i anijes do të përfundojë brenda dy vjetësh. Punimet kanë filluar këtë javë.
Kina po ndërton kopjen e Titanikut
Leave a comment