Bombardimet amerikane në një bazë ajrore siriane në Homs, i kanë dhënë Koresë së Veriut një paralajmërim të qartë: Presidenti Trump është i gatshëm të përdore forcën ushtarak në qoftë se interesat e Shteteve të Bashkuara janë në rrezik. Fokusi i menjëhershëm pas sulmeve ishte në reagimin e Vladimir Putin. Rusia nuk ishte e kënaqur me veprimin e SHBA-se dhe foli në mbrojtje të Sirisë, ku edhe dërgoi një tjetër luftanije. Por tani vëmendja po lëviz tek një tjetër udhëheqës botëror: Kim Jong-un. Gordon Chang, një autor i njohur amerikan tha për “Fox News” të premten se sulmi amerikane në aeroportin sirian “i tregoi liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, se tani duhet të marrë parasysh fuqinë ushtarake amerikane, diçka që ndoshta e kishte harruar” “Babai i Kim, Kim Jong Il, u zhduk nga sytë e publikut, gjashtë javë në vitin 2003 në kohën e luftës në Irak. Kim Jong-Un, i cili është prej kohësh në qendër të vëmendjes publike mund të kërkojë një mënyrë të ngjashme të fshihet”, ka thënë autori.