Shkup, 27 shkurt – Disa komuna të Shkupit nesër do të mbeten pa ujë, kumtoi QRMK-Shkup. Në orët e hershme të mëngjesit, prej orës 1:00 e deri në orën 4:00, pa ujë do të mbeten shfrytëzuesit e fshatrave Kondovë, Sfillare, Gllumovë, Matkë, lagja Dame Gruev, “Novosellski pat”, “Kisella Jabuka”, Vollkovë, orman, Nerez i Mesëm, lokaliteti Porupi (Draçevë) dhe Studeniçan. Prej orës 2:00 e deri në orën 5:00 pa ujë do të mbeten Zhdanec dhe Tërnodoll, Gazi Babë, Çair, Zhelezarë dhe Autokomandë, zona e lartë.