Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, gjatë mandatit të tij do të fokusohet në luftën kundër Shtetit Islamik dhe zvogëlimin e shpenzimeve të panevojshme, të cilat e ngarkojnë buxhetin amerikan, thuhet në dokumentin e zbuluar të komunikimit në mes të Trumpit dhe Pentagonit. Mirëpo, në listën e prioriteteve askund nuk përmendet Rusia, gjë që ka brengosur shumë njerëz në Washington. Katër prioritete kryesore të ekipit të Trump’it janë fitorja ndaj SHI, eliminimi i izolimit, shkatërrimi i strategjisë sajber dhe zvogëlimi i shpenzimeve, figurojnë në memorandumin e Brian McKeon, sekretarin e dytë të Trump’it për politikën mbrojtëse. “Njerëzit në Pentagon do të jenë shumë të brengosur kur të shohin se Rusia nuk është në listë”, ka thënë Evelyn Farkas, ish-këshilltarja e Pentagonit, e cila ishte e ngarkuar me politikën ndaj Rusisë. Tashmë me vite, zyrtarët më të lartë të ministrisë së mbrojtjes amerikane dhe të shërbimeve të inteligjencës, e kanë definuar Rusinë si kërcënim numër një, para se gjithash për shkak të arsenalit të madh nuklear, aftësive të sotisfikara sajber, modernizimit të ushtrisë dhe disponimit që t’i provokojnë SHBA-të dhe aleatët e tyre në Lindjen e Afërt dhe Evropën Lindore.