Dy persona janë lënduar më rëndë dhe 14 janë lënduar më lehtë në gjithsej 20 aksidente të regjistruara në tre ditët e kaluara në rajonin e SPB Shkup. Nga gjashtë aksidentet e regjistruara të premten, në tre janë lënduar pesë persona, ndërsa tre aksidente janë vetëm me pasojë dëm material.
Të shtunën, kanë ndodhur 10 aksidente, me ç’rast në njërën me lëndime më të rënda trupore ka kaluar një shofer i motoçikletës, ndërsa në katër më lehtë janë lënduar pesë persona. Pesë aksidente janë me pasoja dëme materiale. Siç informojnë nga SPB Shkup, dje në Shkup janë regjistruar katër aksidente, në të cilat një bashkudhëtar ka pësuar me lëndime të rënda dhe katër persona me dëmtime më të lehta. Në dy janë shkaktuar dëme materiale.
Policia e trafikut ka sanksionuar 34 shoferë, të cilët nuk e kanë respektuar kufirin e shpejtësisë së lëvizjes, 16 jashtë larguar nga qarkullimi për ndarje të veturës nën ndikimin e alkoolit, katër shoferë kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit, 45 kanë ngarë automjetin me patentë shoferi të skaduar dhe pa patentë shoferi, ndërsa 53 janë parkuar keq. Janë sanksionuar dhe pesë këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendit të lejuar për këmbësorë .
Me ndihmën e automjetit special “karrotrec”, janë larguar 85 automjete. Në kuadër të projektit edukues arsimor “Kultura e trafikut të fëmijëve parashkollorë,” Sektori për parandalim do të realizojë punëtori edukative me fëmijët e grupit të mesëm dhe të madh në kopshtin e fëmijëve “25 Maj” në objektet “Sonce” dhe “Sinoliçka” të cila ndodhen në rajonin e komunës së Gazi Babës.