Nesër në Maqedoni mot i vranët me reshje të përkohshme të shiut, posaçërisht në pjesët perëndimore të vendit. Të dielën dhe të hënën, gjithashtu do të ketë mot të vranët me bubullima lokale, ndërsa temperaturat do të shënojnë ulje prej 4 deri 5 gradë Celsius.
“Gjatë ditës së nesërme do të mbizotërojë kryesisht mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, posaçërisht në pjesët perëndimore. Pasdite edhe në orët e mbrëmjes është e mundur shkurt të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me dukuri të rrallë të bubullimave. Do të fryjë erë mesatare, vende vende me erë të kohëpaskohshme të përforcuar jugore. Temperatura ditore do të ulet për dy gradë dhe do të jetë në interval prej 21 deri 27 gradë”, njoftoi DPHM.
Prej DPHM informojnë se të dielën në shumë vende do të ketë reshje të shiut, lokalisht të shoqëruara me bubullima dhe se do të fryj erë mesatare deri e përforcuar verilindore, i cili do të shkaktojë ulje të temperaturës për 4 deri 5 gradë në krahasim me të nesërmen dhe do të lëvizë prej 16 deri 23 gradë. Reshje lokale të shiut me kushte për bubullima të rralla priten edhe gjatë javës së ardhshme të punës, kur për shkak zbrazjeve elektrike, temperaturat ditore sërish do të jenë në rritje.