Kështu ndëshkohet hajduti i orizit (FOTO)

Kanë shpërthyer reagimet në rrjetet sociale lidhur me një foto që vjen nga Kina, ku shfaqet një mi i lidhur duar e këmbë dhe me mbishkrimin në gjuhën kineze: “Nuk do ta bëj më”. Pronari i një dyqani ka gjetur një mënyrë të çuditshme për të “dënuar” hajdutin e orizit, që në këtë rast është një mi, duke e ‘turpëruar’ atë me mbishkrime të tilla. Fotoja është publikuar në mikroblogun kinez, Weibo. Fotot janë bërë në qytetin e Heyuan në provincën juglindore Guagdong të Kinës. Mbrojtësit e kafshëve kanë reaguar menjëherë duke e quajtur të pamëshirshëm pronarin. “Kjo është e gjitha që mund të bësh”, “Ai është thjesht një mi”, janë komentet.