Janë bërë publike disa pamje shqetësuese ku shihen disa fëmijë të vegjël tajlandezë që godasin njëri tjetrin në kokë. E gjitha kjo në një klub luftarak të stilit budist. Fëmijët me kokë të rruar dhe në rroba ngjyrë të kuqe shihen teksa godasin mjaft ashpër njëri tjetrin. Ndërsa, një grup murgjish më të rritur shihet teksa qeshin dhe nxisin fëmijët që të vazhdojnë përleshjen me njëri tjetrin. Daily Mail raporton se fëmijët po ushtronin për “rolet budiste”. Kjo sepse, sipas tyre, nëse ata fillojnë që të stërviten që në moshë të re, do të bëhen më të fortë. Këtu mund të shihni videon:
https://www.youtube.com/watch?v=bW1fT6X7z_g