Avokati i familjes Dehari, që është angazhuar në rastin e vdekjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ka prezantuar mjetin që i është gjetur në fyt të ndjerit. Ajo është një shishe plastike, që mund të blihet në treg e mbushur me mjaltë.
Madje, ka thënë Gashi, sipas të gjitha indikacioneve, ndaj Astrit Deharit është ushtruar dhunë, por pse ka ndodhur një gjë e tillë, duhet të gjejnë institucionet përkatëse. “Me sy të mi kam parë shenjat e dhunës në Astritin. Por, se a i ka bërë vetë, apo a ja ka bërë dikush është çështje, për të cilën duhet të përgjigjet drejtësia”, ka thënë Gashi. Në anën tjetër, kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, ka refuzuar të përgjigjet lidhur me këtë, por ka thënë se hetimet do të vazhdojnë edhe më tej.