Shkup, 12 dhjetor – KSHZ herët në mëngjes në konferencë për shtyp kumtoi rezultate preliminare nga votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare pas 99,70 për qind të votave të përpunuara, shkruan gazeta KOHA. VMRO-DPMNE 452.709 vota, LSDM 436.469, BDI 86.812, Lëvizja BESA 57.927, Aleanca për shqiptarët 35.091 dhe PDSH 31.017 vota. Në NJZ1 nga 100 për qind e rezultateve të pranuara – VMRO fitoi 72.833 apo 33.45 për qind, PDSH ka 4.841 apo 2.22 për qind, BDI 12.871 apo 5.91 për qind, LSDM 92.190 apo 42.34 për qind, Aleanca për Shqiptarët 3.769 apo 1.73 për qind, si dhe Lëvizja BESA 11.591 apo 5.32 për qind.
Në NJZ2 nga 100 për qind e të dhënave të marra nga Komisionet komunale zgjedhore me anë elektronike, VMRO ka 73.707 apo 36.15 për qind, PDSH 5.938 apo 2.91 për qind, BDI 16.862 apo 8.27 për qind, LSDM 69.837 apo 34.25 për qind. Aleanca për Shqiptarët 6.051 apo 2.97 për qind, ndërsa BESA 16.119 apo 7.91 për qind.
Nga NJZ3 janë marrë 100 për qind e rezultateve elektronike. Sipas tyre, 102.532 vota apo 50.36 ka fituar VMRO-DPMNE, PDSH 586 apo 0.29, BDI 1.141 apo 0.56, LSDM 81.209 apo 39.77 për qind.
Sipas 100 për qind të rezultateve të marra nga votimi në NJZ4, VMRO ka 101.617 apo 47.96 për qind, BDI 481 apo 0.23 për qind, dhe LSDM 94.780 apo 44.73.
Nga 99.85 për qind të të dhënave të marra për votimin në NJZ5, VMRO 72.340 apo 38.51, PDSH 3.422 apo 1.82, BDI 13.982 apo 7.44, LSDM 71.020 ose 37.81 për qind, Aleanca për Shqiptarët 7.355 apo 3.92 për qind, BESA 5.163 apo 2.75 për qind.
Më NJZ6 nga 100 për qind e të dhënave të përpunuara – VMRO ka fituar 26.134 apo 16.54 për qind, PDSH 16.225 apo 10.27 për qind, BDI 40.599 apo 25.70, LSDM 25.828 apo 16.35, PPD 1.143 apo 0.72, Aleanca për Shqiptarët 17.916 apo 11.38 për qind, si dhje BESA 25.054 apo 15.86 për qind.
Aleksandar Çiçakovski, kryetar i KSHZ-së, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve tha se në KSHZ, deri në orën tre të mëngjesit nuk ka arritur kurrfarë ankese lidhur me votimin e djeshëm në zgjedhje. Kumtoi se gjatë ditës së sotme KSHZ do të dalë me rezultatet fillestare nga votimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe se atëherë komisioni do të deklarohet me vlerësimin e vet për procesin zgjedhor. (koha.mk)