Kur ishte vetëm dy vjeç, Ardi Rizal pati një zakon shumë të keq, konsumonte duhan pandërprerë, madje deri 40 cigare në ditë. Fotoja e tij u shpërnda në internet dhe njerëzit ishin befasuar me zakonin e tij. E gjithë bota e ngriti zërin për këtë fëmijë, prandaj Qeveria indoneziane morri masa kështu që Ardi largoi këtë shprehi. Gjithsesi, sërish jo çdo gjë shkoi në rregull me Ardin. Pas braktisjes së duhanit, shprehinë e cigares ai e kishte zëvendësuar me diçka e cila thuajse është e barabartë me shprehinë e parë. Ai, në vend të cigareve – hante tani ushqim pa masë, e cila është gjithashtu ishte një shqetësim tejet i madh për shëndetin e tij. Megjithatë, spitali qendror në Sumatra të Indonezisë e mori përsipër shërimin e Ardit dhe ia arritën qëllimit: tashmë vite më pas, Ardi është një djalosh i zakonshëm që po futet në adoleshencën e tij. Më poshtë keni fotot e fundit të tij, në të cilat ai duket i lumtur.
Kështu duket dyvjeçari që pinte 40 cigare në ditë… (FOTO)
Leave a comment