Të gjithë njerëzit që udhëtojnë më aeroplan kanë dëshirë që të kenë një hapësirë të tyre në mënyrë që të mund të relaksohen më mirë. Për fat të mirë, dizajnerët e ulëseve të aeroplanëve kanë vendosur që ta bëjnë këtë gjë të mundur, sidomos për pasagjerët të cilët udhëtojnë në relacione të gjata.
– Sistem personal argëtues. Tash, me anë të dizajnimeve të reja mund të lidhni pajisjet e juaja me internet brenda aeroplanit.
– Sistem i brendshëm për ndihmë. Kompania Holandeze AirFi ka vendosur në aeroplanët e saj sistem i cili u mundëson pasagjerëve të marrin informacione të ndryshme duke lexuar gazeta, shikuar filma, porosisin ushqim dhe gjëra të tjera.
– Karrige të rehatshme. Gjëja më e bukur që do ti ndodhë kompanive të aeroplanëve do të jenë karriget super të rehatshme do të bëhen realitet.
– Karriget si në kinema. Kompania Italiane e aeroplanëve “Aviointeriors” është duke dizajnuar karrige speciale që kanë formën e atyre të kinemave.
– Kabina në të cilat mund të bëni gjumë. Kompania inovative e dizajnit “Factory Design” me emrin “Ail Lair”, mund të quhet qershia mbi tortë e teknologjisë. Kjo kompani planifikon që së shpejti të lansojë kabina të fjetjes në aeroplanë.