Çfarë e bën Lionel Messin lojtarin më të mirë të botës dhe të të gjitha kohërave? Ylli i Barcelonës sjell shumë më shumë se vetëm gola në fushën e gjelbër – ai sjell magji me topin në këmbë. Kurdo që Messi luan, topi është i lidhur me trupin e tij. Pak lojtarë përgjatë historisë kanë pasur kontroll më të mirë të topit dhe aftësi për driblim sesa Messi. Së bashku me aftësinë e pabesueshme për kontroll të topit dhe për të shënuar gol, Messi është i bekuar edhe me shikim të pabesueshëm. Në fakt, nuk është e tepërt të thuhet se nuk ka pasues më të mirë në planet sesa ai.
Kombinojeni gjithë këtë me dashurinë për futbollin – ai urren që të jetë rezervë ose të ndërrohet sepse dëshiron të luajë në çdo ndeshje – dhe e keni futbollistin e përsosur. Messi ka aftësinë e pabesueshme për të prodhuar hapësirë edhe kur është i rrethuar nga shumë mbrojtës. Një video e re, e bërë nga ‘MagicalMessi’ është bërë hit ditëve të fundit pasi u ngarkua në YouTube. Videoja shfaq Messin duke prodhuar momente të jashtëzakonshme në hapësirat më të ngushta. Pa marrë parasysh se sa lojtarë e rrethojnë atë, ai duket se gjithmonë gjen një rrugë për të depërtuar ose shotuar.