Këshilli i Evropës sot bëri thirrje për qetësimin e tensioneve në Maqedoni dhe në përmbajtje nga dhuna. “Ju bëjmë thirrje të gjitha palëve të përmbahen, t’i qetësojnë tensionet dhe të mos përdorin forcë”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Torbjorn Jagland në emër të organizatës panevropiane pas ngjarjeve të mbrëmshme në Parlamentin e Maqedonisë, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu. Jagland vlerësoi se situata në Parlamentin në Shkup është alarmante. “Ju bëj thirrje të gjitha palëve në Shkup t’i qetësojnë tensionet dhe ta inkurajojnë dialogun”, thotë sekretari i përgjithshëm i KE-së.