Kërpudha magjike është droga më e sigurt, ku vetëm një në 500 përdorues të saj janë dërguar në spital, kjo për shkak të efekteve anësore halucinogjene të saj. Krahasuar me drogat e tjera të popullarizuara si MDMA, LSD apo kokainë, efektet anësore të kërpudhave magjike janë rreth pesë herë më të ulëta. Këto të gjetura janë bërë të ditura në raportin për drogat për 2017 “Global Drug Survey”, i cili ka përfshirë më shumë se 120,000 persona nga 50 shtete të ndryshme. Ndryshe kërpudhat magjike, janë përfolur për një kohë të gjatë si ilaçe potenciale për trajtimin e depresionit dhe ankthit.