“Under Armour” nuk do të jetë sponsori i Realit të Madridit. Kompania amerikane e veshjeve sportive, vendosi të tërhiqet nga bisedimet me klubin madrilen për këtë marrëveshje sponsorizimi dhe shkak për këtë u bënë pretendimet financiare të “Los Blancos”, të cilët sipas “Marca”, i kanë kërkuar 150 milionë euro në vit. Një shifër e cila duket se u konsiderua e papranueshme nga drejtuesit e “Under Armour”. Tërheqja e kësaj kompanie do të thotë se Reali i Madridit do të vazhdojë bashkëpunimin me “Adidas”, pavarësisht diferencave të mëdha që ekzistojnë mes klubit iberik dhe markës gjermane të veshjeve sportive.