Carlo Ancelotti ka folur pas humbjes 2-1 të çerekfinales së parë të Ligës së Kampioneve ndaj Real Madridit, në “Allianz Arena”. I pyetur se cili ishte “çelësi” i një rezultati të tillë disfavorizues për t’u kualifikuar në turin tjetër, trajneri i bavarezëve është përgjigjur: “Dy gjëra. Dështimi për të kaluar në epërsinë 2-0, në momentin e penalltisë, dhe pësimi i golit menjëherë sapo filloi pjesa e dytë. Natyrisht, edhe marrja e kartonit të kuq, që e ka ndryshuar tërësisht lojën. Ronaldo? Deri në kartonin e kuq e kemi kontrolluar mirë. Ndër masat e marra kundër portugezit ishte edhe shtyrja shumë përpara e Lahm në të djathtë të fushës.
Javi Martinez? Unë mendoj se kemi kohë që ta shërojmë Hummels për sfidën e kthimit. Me të nuk kemi probleme në qendër të mbrojtjes. Zëvendësimi i Xabi Alonsos? Do ta ndryshoja përsëri. Ne nuk mund të kishim mundësi për t’iu kundërvënë kundërshtarit pas daljes me të ku të Martinez. Të mbetesh me dhjetë lojtarë është shumë e vështirë për të luajtur kundër Real Madridit. Penalltia? E kisha paravendosur ekzekutuesin e tyre. I pari Vidal, pastaj Robben. Vidal ka personalitet në futboll, por kjo ndodh. Nuk është hera e parë dhe as e fundit.
Kthimi në “Bernabeu”? Do të jetë e vështirë. Do të kemi mundësitë tona, por kemi nevojë të përfitojmë që në pjesën e parë. Ne kemi për të luajtur edhe nëntëdhjetë minuta përsëri. Do të përpiqemi për të dhënë çdo gjë. Lewandowski dhe Hummels? Ka gjashtë ditë kohë deri në ndeshjen e kthimit dhe mendoj se të dy mund të bëhen gati. A jam i zemëruar me Javi Martinez? Jo. Kjo ishte një situatë kundër tij. Nuk mund të them asgjë, sepse është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne.”