Nora Gjakova ka mposhtur anglezen Bekky Livesey për të kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të Xhudos, i cili po mbahet në Poloni. Gjakova ka fituar me ippon në çerekfinale ndaj anglezes, Bekky Livesey, për të kaluar në gjysmëfinale.
Nora ka qenë e jashtëzakonshme në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke ndjekur kështu rrugën e Majlindës, që po ashtu është kualifikuar në gjysmëfinale. Ndryshe,Majlinda, e cila është kampione aktuale në Evropë, në raundin e tretë në kategorinë deri në 52 kilogram, e ka mposhtur zviceranen Evelyne Tschopp. Majlinda në gjysmëfinale të kësaj gare do të rrahet me polaken, Joana Ramos,
Kujtojmë se më herët u eliminuan dy xhudistët kosovare, Distria Krasniqi dhe Fjolla Kelmendi.