Udhëheqësia turke me kujdes duhet t’i shqyrtojë hapat e ardhshëm, theksohet në deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Torborn Jagland. “Zgjedhësit turq votuan për ndryshime të Kushtetutës. Duke pasur parasysh rezultatin e ngushtë, udhëheqësia turke duhet me kujdes t’i shqyrtojë hapat e saj të ardhshëm”, thuhet në deklaratën e Jaglandit.
Ai u bëri thirrje autoriteteve në Turqi të sigurojnë pavarësi të sistemit gjyqësor në pajtim me parimet e sundimit të së drejtës, të përmbajtura në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Jagland theksoi se KE, në të cilën Turqia është anëtare nga viti 1949 është e gatshme t’i japë edhe mbështetje Ankarasë lidhur me këtë çështje.