Grupi terrorist Shteti Islamik ballafaqohet me mungesë serioze të mjeteve financiare si rezultat i çmimeve të ulëta të naftës, presionit ushtarak dhe sanksioneve të vendosura nga komuniteti ndërkombëtar, kështu që luftëtarët e saj e braktisin Irakun dhe Sirinë, deklaroi kryetari i Komitetit të sanksioneve kundër SHI-së dhe Al Kaedës dhe përfaqësues rezident i KB-së në Kazakistan, Kajrat Umarov, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Sipas tij, karakteri i kanosjes nga ana e terroristëve ndryshon dhe ata vazhdojnë që të jenë sfidë për sigurinë në botë.
“Kundër SHI-së- ndodh presion i vazhdueshëm ushtarak, që i detyron që të kryejnë një seri sulmesh jashtë zonave të konfliktit. Mjetet e SHI-së janë zvogëluar dhe tani ajo mbijeton në kushte të “krizës buxhetore”, theksoi diplomati. Umarov shtoi se degët e Al Kaedës vazhdojnë me aktivitetet e veta terroriste në botë dhe se në njëfarë mase, ajo është edhe më e fuqishme se SHI-ja.