Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami sot së bashku me një delegacion i përbërë nga anëtarët e Kryesisë Qendrore Bejtulla Demirin dhe Blerim Sejdiu, ka realizuar një takim me Ambasadoren e OSBE-së në Shkup Nina Suomalainen. Në këtë takim, siç thuhet në kumtesë, është biseduar për situatën aktuale politike në vend, me këtë rast përfaqësuesit e BESËS kanë theksuar se platforma Ridefinimi, është një pikë reference prej ku Maqedonia mund të rikthehet rrugës së eurointegrimeve. “BESA ka bërë të ditur se koha është që partitë politike të gjejnë forcat për të realizuar reformat që burojnë nga raporti i Pribes, dhe të gjitha ndryshimet e nevojshme që shkojnë në të mirë të qytetarëve.”, thuhet në kumtesën Lëvizjes BESA. Të dyja palët janë dakorduar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen.