Zinedine Zidane ka analizuar ndeshjen e mbrëmshme çerekfinale të Champions-it për “Bein Sport”, para se të paraqitej në konferencën e shtypit. Ai ishte krenar për ekipin e tij, por i vjen keq se ka pasur mundësi për një rezultat edhe më të mirë. “Të fitosh ndaj Bayern Munich, në “Allianz Arena”, nuk është e lehtë. Ne kemi vuajtur shumë në pjesën e parë. Me durim dhe duke e hequr topin mbi kundërshtarin, në pjesën e dytë ishte shumë më mirë. Dhe pastaj, duke luajtur kundër Bayern Munich me dhjetë lojtarë ishte më e lehtë. Penalltia? Nuk ishte, por kjo mund të ndodhë. Mirë që ajo penallti e paqenë nuk e dërgoi rezultatin në 2-0
Pas saj kemi rregulluar shumë gjëra me durim dhe dashuri. Morëm një rezultat pozitiv, por mungon ndeshja e kthimit, ndaj kualifikimi është ende i hapur. Përmbysëm disavantazhin 1-0, me të cilin shkuam në dhomat e zhveshjes, por kemi qenë në gjendje të bëjmë shumë më mirë në 45 minutat e dyta. Ne jemi të gjithë pak të zhgënjyer për shkak se kemi pasur shumë raste për një rezultat më të pastër, por kemi gabuar në sulm dhe na ka ndalur një portier si Neuer. Në total, jemi të lumtur me këtë ndeshje. Kemi njohur vuajtje dhe durim së bashku, por e kemi kërkuar fort rezultatin e mirë.
E përsëris, edhe kemi vuajtur, për shkak bavarezët kanë një ekip shumë të mirë. Ajo që ne duhet të bëjmë tani është të pushojmë pak, sepse vjen shpejt La Liga. Dhe pastaj do të shohim, do të përgatisim kthimin me kampionët gjermëne. Një gjë është e sigurtë: Bayern Munich mund të luajë edhe jashtë shumë mirë. Elementi kyç i lojës? Durimi. Kjo ka qenë shumë e rëndësishme, sepse në pjesën e parë vuajtëm. Vendësit kishin një zotërim të madh të topit. Në pjesën e dytë ishim më mirë. Na është dashur të jemi të durueshëm, sepse kemi pasur momentin tonë. Çelësi ishte durimi.”