Juventusi ka transferuar mbrojtësin e Atalantas, Mattia Caldara. Pas transferimit të Tomas Rincon nga Genoa, Juve ka zyrtarizuar edhe një tjetër lojtar. Fjala është për mbrojtësin 22 vjeçar të Atalantas, Mattia Caldara, i cili i ka kushtuar “Zonjës së Vjetër” 15 milionë euro, transmeton Gazeta Express.
“Juventus mund të konfirmojë transferimin e Mattia Caldaras, i cili ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2021. Caldara ka kushtuar 15 milionë euro”, shkruhet në njoftimin e Juves. Caldara fillimisht do të huazohet te Atalanta për 18 muaj, ndërsa do të vazhdojë karrierën në Torino nga vera e vitit 2018.