Juventusi mposht Porton dhe kalon në çerekfinale (VIDEO)

Juventus ka mposhtur edhe në ndeshjen e dytë Porton në kuadër të Ligës së Kampionëve, kësaj radhe me rezultat minimal 1:0. Skuadra e Juventusit ka vazhduar rrugëtimin e saj në Ligën e Kampionëve, pasi ka mposhtur Porton me rezultat minimal 1:0, ndërsa me rezultat të përgjithshëm 3:0. Golin e vetëm dhe të fitores në këtë takim e shënoi sulmuesi Paulo Dybala, i cili ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë.

Juventus bëhet skuadra e gjashtë që kalon në çerekfinale, pasi më herët këtë fazë e siguruan edhe Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich, Dortmund dhe Leicester Cityt.

https://www.youtube.com/watch?v=DYRXYKgOBt8