Është dita e superndeshjes së Seria A, Juventus-Roma. Një duel mes dy vendeve të para të kampionatit italian, që pritet me mjaft interes. Ky 90 minutësh u jep mundësinë bardhezinjve të thellojnë hendekun në krye, nëse fitojnë, e kundërta e rihap plotësisht garën e “scudetto” në Apenine. Vetëm barazimi nuk do t’u hynte, por as prishte punë të dyja skuadrave, duke i dhënë mundësinë të tretit në radhë për t’u afruar. Dy kthime të shkëlqyera për Allegrin në ndeshjen kundër romanëve: Barzagli dhe Pjaca. Pas trajnimit pasditen e djeshme në “Vinovo”, Massimiliano Allegri ka bërë të ditur listën e skuadrës supersfidën ndaj Romës, një ndeshje e vlefshme për javën e 17-të të kampionatit italian, që do të luhet sonte në mbrëmje. Mbrojtësi është shëruar nga shpatulla (mungon prej një muaji e gjysmë). Sulmuesi kroat, megjithatë, u lëndua në fillim të tetorit me kombëtaren e tij dhe nuk ka qenë gati për Juven. Ja dhe lista e lojtarëve të grumbulluar nga Allegri: Buffon, Chiellini, Benatia, Pjanic, Khedira, Cuadrado, Marchisio, Higuain, Hernanes, Alex Sandro, Barzagli, Mandzukic, Lemina, Pjaca, Dybala, Asamoah, Rugani, Neto, Lichtsteiner, Sturaro, Audero dhe Evra.
Statistika – Bardhezinjtë i kanë fituar të gjitha (pesë) sfidat e Seria A, që kanë luajtur në “Juventus Stadium” kundër romanëve. 15 gola të shënuar dhe vetëm tre të pësuar. Juventus ka humbur vetëm tri prej 22 ndeshjeve të fundit kundër romanëve, njërën prej tyre sezonin e kaluar. Në dy ndeshjet e fundit (21 dhe 22) në Seria A kundër Romës, Juventusi ka shënuar të paktën një gol: të vetmin rezultat të pastër, 1-0, Roma e ka marrë në shkurt 2013. Roma ka fituar tetë nga 10 ndeshjet e fundit në kampionat. Duke marrë parasysh vetëm këtë segment të pjesshëm në Serie A, Roma ka marrë më shumë pikë se të gjithë (25, një më shumë se Juventusi). Juventus ka fituar 24 ndeshjet e fundit të Seria A në shtëpi (në 15 prej tyre nuk ka pësuar asnjë gol). Me një tjetër sukses sonte, bardhezinjtë do të barazojnë rekordin e fitoreve të njëpasnjëshme në shtëpi, në Seria A, të vendosur mes të gushtit 2013 dhe nëntorit 2014. Roma ka humbur tri nga shtatë ndeshjet e fundit të kampionatit në transfertë.
Formacionet e mundshme –
Juventus (4-3-1-2): Buffon; Lichtsteiner, Rugani, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Marchisio, Sturaro; Pjanic; Dybala, Higuain. Trajner: Allegri
Roma (4-2-3-1): Szczesny; Rudiger, Manolas, Fazio, Emerson; De Rossi, Strootman; El Shaarawy, Nainggolan, Perotti; Dzeko. Trajner: Spalletti