Shkup, 5 mars – Në Maqedoni, sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror Statistikor, ka 6470 vende të lira pune të cilët kanë të bëjnë me tremujorin e katërt të vitit 2016, shkruan gazeta KOHA. Më shumë punëtorë kërkohen në industrinë e përpunimit (2108), më pas në tregti (1379), hotele dhe restorante (563), ndërtimtari (381). Vëzhguar nga rajonet, më shumë vende të hapura pune ka në rajonin e Shkupit (3121) dhe në rajonin e Pellagonisë (1105), ndërsa më pak në rajonin e Pollogut (180) dhe pjesën jugperëndimore (293). Sipas ESHS-së, në Shkup ka gjithsej 221.959 të papunësuar dhe 727.985 të punësuar në përgjithësi, gjegjësisht shkallë të papunësisë prej 23.4 për qind. Këto numra kanë të bëjnë me tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Nga ana tjetër, sipas Agjencisë për Punësim (APRM) në tregun e punës ka 8187 vende të lira të punës. Edhe sipas këtyre të dhënave, më shumë punëtorë kërkohen në industrinë e prodhimit (2734), tregti (2082), ndërtimtari (821). Më shumë kërkohen shitës (754 vende)… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)