Qeser ABDYLI
Shkup, 6 mars – Në Maqedoni, sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror Statistikor, ka 6470 vende të lira pune të cilët kanë të bëjnë me tremujorin e katërt të vitit 2016, shkruan gazeta KOHA. Më shumë punëtorë kërkohen në industrinë e përpunimit (2108), më pas në tregti (1379), hotele dhe restorante (563), ndërtimtari (381). Vëzhguar nga rajonet, më shumë vende të hapura pune ka në rajonin e Shkupit (3121) dhe në rajonin e Pellagonisë (1105), ndërsa më pak në rajonin e Pollogut (180) dhe pjesën jugperëndimore (293). Sipas ESHS-së, në Shkup ka gjithsej 221.959 të papunësuar dhe 727.985 të punësuar në përgjithësi, gjegjësisht shkallë të papunësisë prej 23.4 për qind. Këto numra kanë të bëjnë me tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Nga ana tjetër, sipas Agjencisë për Punësim (APRM) në tregun e punës ka 8187 vende të lira të punës. Edhe sipas këtyre të dhënave, më shumë punëtorë kërkohen në industrinë e prodhimit (2734), tregëti (2082), ndërtimtari (821). Më shumë kërkohen shitës (754 vende), punësorë i përgjithshëm (493 vende). APRM thekson se përfshirë 31.12.2016, në vend ka pasur 104.523 të papunë dhe 96.251 të regjistruar në kategorinë “persona të tjerë të cilët kërkojnë punë”. Hulumtimet e Agjencisë për Punësim tregojnë se në vend ka mungesë kronike të kuadrit të kualifikuar në aktivitete të caktuara. Nga ato të cilët kanë kryer arsim të lartë – kërkohen: programerë, ekspertë të informatikës, inxhinierë, arkitektë, inxhinier mekanik, teknologë, farmacistë, projektues grafik. Nga personat me arsim të mesëm kërkohen: punëtor teknik, motër medicinale, administratorë etj. Ndërsa nga personat me arsimi profesional kërkohen: rrobaqepës, çelësabërës, zdrukthtarë, profile të shumta të punëtorëve ndërtimor, instalues, automekanik, elektricistë, përpunuesit e frutave dhe perimeve për industrinë e përpunimit. Biznesmenët thonë se pavarësisht papunësisë së lartë, rëndë vihet deri të kuadrot profesionale. Tregu i punës ka disbalans – tepricë të juristëve dhe ekonomistëve, mungesë të inxhinierëve dhe programerëve. “Nëse une si prind e di se fëmiu im do të ketë shans më të madh nëse bëhet programues, do të bëjë gjithçka për atë, kurs të kualifikuar apo çfarëdoqoftë. Nëse nuk e bëjë atë, nëse fëmiu im bëhet jurist, do të hyn në rrethana ku konkurrenca është e madhe”, thotë Darko Vellkov, pronar i “vrabotuvanje.com”. Nga ana tjetër, dhe këmbëngulja për të kryer fakultet, gjegjësisht të merret diplomë – paraqet problem në tregun e punës. Ajo reflektohet dhe në konkurset për punë, është shumë e vështirë për të gjetur shitës, rrobaqepës etj. Biznesmenët vazhdimisht apelojnë se vështirë gjejnë punëtorë të trajnuar në mënyrë të përshtatshme pavarësisht normës së papunësisë prej 23.4 për qind. Nga Dhoma e Tregtisë dolën me propozim, masa në këtë drejtim. Kërkojnë ndryshime të Ligjit për punën praktike përmes së cilës punëtorët do të rekrutohen në fillim të shkollës së mesme. Disbalansi në tregun e punës rregullohet përmes trajnimit të subvencionuar. Përmes programit të Agjencisë për punësim realizohet program e cila duhet të rrisë punësimin në mënyrë, të papunët të fitojnë njohuri dhe aftësi përkatëse, të cilat aktualisht janë të nevojshme në tregun e punës. Masa vlen për më shumë se 600 punëkërkues aktiv.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.