BE-ja ka nevojë për kanale të hapura për dialog me Moskën, deklaroi kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker, në intervistën e publikuar gjatë ditës së sotme për gazetën gjermane “Handesbllat”, transmeton TASS. “Një shtet aq i madh si Rusia nuk duhet thjesht të quhet shtet rajonal, madje edhe po të jetë i dobësuar”, tha Junker,
“Kemi nevojë për kanale për dialog me Moskën”, shtoi ai. Ai deklaroi se Brukseli si të papranueshme i konsideron përfshirjen e Krimesë ndaj Rusisë dhe krizën në Ukrainën Lindore. “Ne flasim qartë për atë, por njëkohësisht kemi nevojë për marrëdhënie respekti me Rusinë, të ndërtuar në kushte të barabarta”, deklaroi Junker. Junker deklaroi se vendosja e dënimit me vdekje nga ana e Turqisë do të thotë ndërprerje të negociatave për inkuadrim drejt BE-së. Kthimi i dënimit me vdekje do të jetë “linjë e kuqe absolute”. Kjo nuk ka asgjë të përbashkët me vlerat evropiane.