Në Jordani të shtunën u ekzekutuan dhjetë meshkuj që ishin akuzuar për terrorizëm, përfshirë sulmet ndaj turistëve, pjesëtarëve të forcave jordaneze të sigurisë dhe një shkrimtari lokal, tha Mohammed Momani, zëdhënës i qeverisë, raporton Anadolu Agency (AA). Ky është ekzekutimi më masiv që kur Jordania me orientim pro-perëndimor merret me grupet ekstremiste më shumë se dy vite.
Jordania është një nga anëtaret kryesore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të, e cila lufton kundër DEASH-it, grupit terrorist që kontrollon pjesë të Irakut dhe Sirisë fqinje. “Meshkujt janë varur të shtunën në mëngjes në burgun Swaqa në Jordaninë qendrore. Pesë persona të tjerë u ekzekutuan për krime të tjera”, ka thënë Momani.